Ben Gvir: Me Trumpin erdhi koha për "sovranitet në Bregun Perëndimor" / Foto: AA

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir tha se me zgjedhjen e Donald Trumpit si president të ShBA-së ka ardhur koha për "sovranitet dhe fitore të plotë" në Bregun Perëndimor të cilën e mbajnë nën pushtim.

Siç raporton gazeta "The Times of Israel", Ben-Gvir në fjalimin e tij në parlamentin izraelit Knesset, shprehu kënaqësinë për fitoren e Trumpit në zgjedhjet presidenciale.

Ai pretendon se ka ardhur koha për "sovranitet dhe fitore të plotë" në Bregun Perëndimor të cilin e mbajnë nën pushtim.

Ben-Gvir kërkoi nga Knesseti të miratojë ligje më të ashpra, përfshirë "dënimin me vdekje për terroristët". "Është koha për të miratuar çdo legjislacion për të cilin nuk kam dyshim se presidenti i ShBA-së do të pajtohet", tha ai.

Ministri izraelit ka bërë thirrje më parë për ngritjen e më shumë postblloqeve ushtarake në Bregun Perëndimor dhe që palestinezët të mos lejohen të ecin rrugëve. Ai kërkoi që dënimi me vdekje të vihet në axhendën e kabinetit për palestinezët në burgjet izraelite.

AA