Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, për shkak të "gjendjes mjekësore" ka aluduar se ai mund të konsiderojë largimin nga gara presidenciale nëse mjekët e këshillojnë.
Kjo deklaratë e presidentit Biden, në një intervistë të transmetuar në "BETNews" vjen pasi demokratët i bënë presion në rritje për të dhënë dorëheqje.
"Po të kishte pasur ndonjë gjendje mjekësore të shfaqur, nëse dikush, nëse mjekët, do të vinin tek unë dhe të më thoshin 't'i ke këtë problem dhe atë problem'... por unë bëra një gabim të rëndë në gjithë debatin", tha Biden i pyetur lidhur me dorëheqjen.
Kjo intervistë u realizua para njoftimit të Shtëpisë së Bardhë mbrëmë se Biden ka rezultuar pozitiv me COVID-19, duke theksuar se simptomat e tij janë të buta.
Biden ka dhënë arsye të ndryshme me kalimin e kohës për atë që mund ta çojë në largimin nga gara presidenciale.
Pas një paraqitje të dobët në debat, Biden për "ABC News" më 5 korrik tha se vetëm "Zoti i Plotfuqishëm" mund ta bindë atë të japë dorëheqje.
Kur u pyet nga George Stephanopoulos i "ABC News" nëse do të tërhiqej, nëse do të ishte i bindur se nuk mund ta mposht Donald Trumpin, Biden u përgjigj: "Epo, varet... nëse Zoti i Plotfuqishëm zbret dhe më thotë atë, unë do të mund ta kisha bërë".
Gjatë një konference për media një javë më parë, Biden pohoi se ai do të qëndrojë në garë, përveç nëse ndihmësit e tij do t'i thoshin se nuk ka asnjë mundësi për të fituar një mandat të dytë.
"Jo, përveç nëse ata vijnë dhe më thonë 'nuk ka asnjë mënyrë për të fituar'. Askush nuk e thotë këtë, asnjë sondazh nuk e thotë këtë", u tha Biden gazetarëve.
Në intervistën për "BETNews", Biden tha se fillimisht synon të jetë një "kandidat tranzicioni", duke tejkaluar lidershipin por i ndjerë i detyruar të vazhdojë për shkak të klimës aktuale politike.
"Kur kandidova fillimisht, thashë se do të isha një kandidat tranzicioni dhe mendova se do të isha në gjendje të kalojë nga kjo thjesht t'ia kaloja dikujt tjetër. Por, nuk e prisja që gjërat të ndaheshin kaq shumë dhe fare sinqerisht, dhe mendoj se e vetmja gjë që mosha sjell është pak mençuri", tha Biden.
"Dhe mendoj se kam treguar se di si t'i bëj gjërat për vendin, pavarësisht faktit që na thanë se nuk mund t'ia dalim. Por, ka më shumë për të bërë dhe unë hezitoj të largohem nga kjo", shtoi ai.
Të martën, gjatë fjalimit të tij në konventën kombëtare NAACP në Las Vegas, Biden shprehu mbështetje të fortë për zv/presidenten Kamila Harris, duke e miratuar atë si një "zv/presidente të shkëlqyer" dhe duke deklaruar se ajo është e aftë të shërbejë si "presidente e ShBA-së".