Ekipet e shpëtimit punojnë pranë një ndërtese banimi të dëmtuar nga bombardimet, ndërsa sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon, në Kiev, Ukrainë, më 14 mars 2022.     Foto: Reuters

Ministrat e Jashtëm të ShBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës në një deklaratë të përbashkët, përsëritën edhe një herë mbështetjen e tyre të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të Rusisë.

"Ministrat e Mbrojtjes të vendeve tona zhvilluan biseda të ndara me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu me kërkesën e këtij vendi. Vendet tona refuzuan pretendimet e rreme të Rusisë se Ukraina është përgatitur të përdorë ‘bomba të pista' në territorin e saj. Bota do të shohë çdo përpjekje që këto pretendime të përdoren si justifikim për rritjen e tensioneve në rajon. Hedhin poshtë këto pretendime të Rusisë për të rritur tensionet", thuhet në deklaratën theksohet se vendet në fjalë do të vazhdojnë mbështetjen për mbrojtjen e territorit të Ukrainës deri në fund.

Më tej në deklaratë thuhet se ministrat e Jashtëm të 3 vendeve në fjalë në bisedat telefonike theksuan vazhdimin e ndihmave humanitare, ekonomike dhe të sigurisë për Ukrainën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti i Shtetit thuhet se në bisedë Blinken ka përsëritur mbështetjen e palëkundur për integritetin, pavarësinë dhe sovranitetin territorial të Ukrainës.

Blinken ka hedhur poshtë pretendimet e ministrit rus të Mbrojtjes, Shoygu për "bombë të pistë". Më tej bëhet e ditur se është diskutuar edhe për ndihmat ndërkombëtare për Ukrainën.

AA