Guvernatori i Floridës Ron DeSantis njoftoi zyrtarisht të mërkurën se do të kandidojë për president në vitin 2024.
DeSantis hyri zyrtarisht në garën presidenciale të vitit 2024 më herët gjatë ditës së djeshme, duke dorëzuar dokumentet tek autoritetet federale, që e vendosin atë në një kurs përplasjeje me ish-presidentin Donald Trump.
Politikani republikan dhe konservatori i hapur kulturor njoftoi vendimin e tij për të kandiduar për president në një video të postuar nga fushata e tij në mediat sociale.
"Ne treguam se mund dhe duhet të rigjallërojmë Amerikën. Ne kemi nevojë për guxim për të udhëhequr dhe forcë për të fituar," tha DeSantis në videon njëminutëshe.
“Unë jam Ron DeSantis dhe po kandidoj për president për të udhëhequr rikthimin tonë të madh amerikan”, shtoi ai.
DeSantis diskutoi kandidimin e tij në një event virtual në Twitter, me pronarin e rrjetit social, Elon Musk. Gjatë këtij viti, DeSantis fitoi bindshëm zgjedhjet në Florida, ku u rizgjodh si guvernator.
Guvernatori i Floridës do të ketë betejë brendarepublikane me ish-presidentin amerikan Donald Trump. Nga ana tjetër, presidenti aktual Joe Biden gjithashtu njoftoi se do të rikandidojë për president, duke kërkuar mbështetjen e demokratëve.