Dhjetë të vrarë në sulmin izraelit në një shtëpi në Khan Younis të Gazës.    /Foto: AA

Së paku dhjetë palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet izraelite gjatë natës së kaluar në lindje të Khan Younis në Gazën jugore, njoftoi agjencia e lajmeve Wafa.

Sulmi kishte në shënjestër një ndërtesë banimi në Abasan al-Kabira, sipas burimeve lokale.

Izraeli vazhdon të bombardojë Khan Younis pasi urdhëroi evakuimin javën e kaluar.

OKB-ja nënvizoi të hënën natyrën gjithëpërfshirëse të urdhrave të evakuimit të ushtrisë izraelite në Gaza, duke thënë se ato mbulojnë gati 84 për qind të enklavës, duke i detyruar palestinezët të mos kenë vend ku të shkojnë.

TRT Balkan / agjencitë