Erdoğan: Hamasi, grup rezistence në përpjekje të mbrojtjes së tokave të veta /         Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në intervistën për kanalin amerikan NBC News, duke folur për masakrat e Izraelit në Gaza, tha se "Që nga viti 1947 e deri më sot, Palestina ka humbur tokat e saj gjithnjë e më shumë".

Erdoğan i cili ndodhet në New York të ShBA-së për të marrë pjesë në Asamblenë e 79-të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar (AP-OKB) dha një intervistë për kanalin amerikan NBC News.

Sa i përket një pyetjeje rreth lidhjeve të vendit të tij me Hamasin, Erdoğan tha: "Ne jemi kundër terroristëve. Por, jam një nga liderët që e njeh mirë Hamasin. Unë asnjëherë s’i kam thënë organizatë terroriste Hamasit. Edhe tani nuk e shoh si një organizatë terroriste Hamasin. Sepse Hamasi është një grup rezistence në përpjekje të mbrojtjes së tokave të veta. Prandaj, si mund t'i them organizatë terroriste një grupi të tillë rezistence".

Në përgjigje të pyetjes rreth ndodhive të 7 tetorit, Erdoğan potencoi se nuk duhet harruar dhimbjet që populli palestinez është ekspozuar para këtij procesi.

"Duke filluar nga viti 1947 e deri më sot, Palestina ka ardhur deri më sot duke humbur tokat e saj gjithnjë e më shumë. Nëse ekzaminojmë prapaskenën, fatkeqësisht, duhet të dihen mirë arsyet që përgatitën këto kushte për 7 tetorin. Duhet mirë t'i kuptojmë. Dhe, këtu nëse ekzaminojmë prapaskenë se sa palestinezë janë martirizuar, sa palestinezë janë vrarë, situata është shumë e ndryshme", tha Erdoğan.

Presidenti Erdoğan duke u përgjigjur në pyetjen se si Ankaraja e shikon anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ai tha se do të shikojnë hapat e të gjitha vendeve të NATO-s lidhur me çështjen.

"SHBA-ja në radhë të parë nuk dëshiron anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Shumë vende të NATO-s nuk dëshirojnë anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Duhet vendosur duke vlerësuar këto fakte", u shpreh ai.

Erdoğan theksoi se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është çështje që duhet vendosur në detaje.

AA