Erdoğan: Türkiye dërgon më së shumti ndihma në Gaza       /Foto: AA

Türkiye është lider në botë në ndihmën për Gazën, tha të hënën presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Në një tubim në kryeqytetin turk, Ankara, Erdoğan tha se deri më tani 50.000 tonë ndihma humanitare janë dërguar në enklavën e rrethuar ku vazhdojnë sulmet izraelite.

“Falë 50.000 tonëve ndihma humanitare që ka dërguar deri më tani, Türkiye është vendi që ka dërguar më shumë ndihma në Gaza”, tha Erdoğan.

Ai shtoi shtoi se Türkiye, së bashku me qeverinë, qytetarët dhe organizatat joqeveritare, shquhet si një nga kombet që ka menaxhuar në mënyrë më efektive sfidat në lidhje me Gazën.

Izraeli sulmoi Rripin e Gazës në shenjë hakmarrjeje për një sulm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar, i cili vrau rreth 1.200 njerëz.

Më shumë se 34.700 palestinezë janë vrarë në Gaza që atëherë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Lufta e Izraelit ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Rripit të Gazës në zhvendosje të brendshme me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas Kombeve të Bashkuara.

Izraeli akuzohet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të siguruar që ndihma humanitare të ofrohet për civilët në Gaza.

TRT Balkan / agjencitë