Fidan udhëton në Katar të mërkurën, takim edhe me zyrtarë të Hamasit / Photo: AA

Ministri i Jashtëm i Тürkiyes Hakan Fidan do të vizitojë Katarin të mërkurën dhe do të takohet me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Mohammed bin Abdurrahman Al Thani.

Në një komunikatë nga Ministria, thuhet se Fidan do të diskutojë me Al-Thanin për marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në Palestinë dhe rajon.

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, Fidani në kuadër të vizitës do të takohet edhe me zyrtarë të Hamasit dhe negociatat në vazhdim do të jenë ndër pikat e rendit të ditës.

TRT Balkan / agjencitë