Filloi takimi trepalësh në qytetin Lviv në Ukrainë.     Foto: AA

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres u takuan të enjten në qytetin ukrainas Lviv për të diskutuar mbi luftën ruso-ukrainase.

Takimi trepalësh filloi pas takimit mes Erdoğan dhe Zelenskiyy-t, ku u diskutua për aspektet e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Kievit në nivel të partneritetit strategjik.

Erdoğan, Zelenskiy dhe Guterres do të diskutojnë hapat që mund të ndërmerren për t'i dhënë fund luftës ukrainas-ruse përmes diplomacisë, duke përfshirë rritjen e aktivitetit të mekanizmit të krijuar për eksportimin e grurit ukrainas në tregun botëror.

Pas takimit trepalësh pritet të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp.

Më 22 korrik, Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rihapur tre porte ukrainase në Detin e Zi për të eksportuar grurë të mbajtur në portet e Ukrainës nga lufta ruso-ukrainase që filloi më 24 shkurt.

Qendra e përbashkët e koordinimit në Istanbul filloi zyrtarisht punën më 27 korrik dhe përfshin përfaqësues të tre vendeve dhe OKB-së për të lehtësuar transportin e sigurt të mallrave tregtare dhe plehrave.

OKB-ja njoftoi se Guterres duhet të vizitojë edhe portin e Odesës.

Pas kësaj, të shtunën, ai ka njoftuar se do të shkojë në Türkiye dhe do të vizitojë Qendrën në Istanbul.

AA