Gjysmëhëna e Kuqe në Palestinë në shënjestër të sulmeve izraelite. / Photo: AA

Ushtria izraelite ka më shumë se dy muaj që kryen sulme në Rripin e Gazës dhe nga sulmet nuk janë kursyer ekipet e mbrojtjes civile dhe ambulancat.

Në një video të postuar nga Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës në rrjetin social X, ekipet e tyre, të cilët po përpiqeshin të merrnin trupat nga rruga, u shmangën për pak shënjestrën e artilerisë izraelite.

“Ekipet e emergjencës palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe u mbijetuan mrekullisht bombardimeve izraelite të obusit ndërsa mblidhnin trupat e martirëve në distriktin Katiba në Khan Younis”, tha Gjysmëhëna e Kuqe.

Zyra për media e qeverisë në Gaza deklaroi se në 80 ditët e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, 140 objekte shëndetësore, 53 qendra shëndetësore, 23 spitale ishin jashtë funksionit, 102 autoambulanca u bënë të papërdorshme, 311 punonjës shëndetësorë dhe 40 civilë u vranë. .

TRT Balkan / agjencitë