Hamasi: S’ka marrëveshje derisa okupatori nuk tërhiqet nga Gaza / Photo: AA

Një anëtar i byrosë politike të lëvizjes palestineze Hamas Izzat al-Rishk deklaroi se nuk ka kompromis në lidhje me tërheqjen e plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës dhe kthimin e lirë të të zhvendosurve.

Në një deklaratë me shkrim, ai vuri në dukje rëndësinë e një armëpushimi të përhershëm në Gaza.

“Mbrojtja e popullit tonë është e vetmja garanci se gjakderdhja dhe masakrat do të ndalen. Pushtuesit duan një armëpushim të përkohshëm në mënyrë që të mund të largojnë të burgosurit e tyre nga Gaza dhe më pas të vazhdojnë gjenocidin dhe luftën në Rripin e Gazës. Përpjekjet e Netanyahut dhe qeverisë së tij për të liruar të burgosurit përmes përdorimit të forcës kanë dështuar”, tha Rishk, duke shtuar se Izraeli nuk ka alternativë tjetër veçse të bëjë një marrëveshje reale me rezistencën në Gaza.

Rishk, komentoi më tej perceptimin aktual të Izraelit në botë.

"Izraeli tani është i padëshiruar, opinioni publik botëror është në anën e popullit tonë dhe kauzës së tyre të drejtë”, tha ai.

Lëvizja Hamas njoftoi se i kishte përcjellë Egjiptit dhe Katarit të shtunën e kaluar përgjigjen e saj ndaj një oferte për armëpushim me Izraelin. Në një deklaratë nga kryeministria izraelite, vlerësohet se përgjigjja e Hamasit ka qenë negative.

TRT Balkan / agjencitë