Izraeli bombardon një shtëpi në Rafah, 7 të vrarë përfshirë 4 fëmijë / Photo: AA

Të paktën shtatë palestinezë. përfshirë katër fëmijë u vranë si pasojë e bombardimit të një shtëpie nga ushtria izraelite në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Burimet shëndetësore në një deklaratë për Anadolu thanë se ushtria izraelite ka shënjestruar shtëpinë e familjes Abu al-Hunud në kampin e refugjatëve Yibna në Rafah. Kufomat e tyre janë sjellë në Spitalin e Kuvajtit.

Dëshmitarët okularë thanë se kishte shumë palestinezë të zhvendosur në zonën e bombarduar nga Izraeli dhe se kishte shkatërrime të mëdha.

TRT Balkan / agjencitë