Ushtria izraelite mbylli hyrjet dhe daljet nga qyteti i Jerikos në Bregun Perëndimor pas një incidenti në të cilin tre kolonë hebrenj u plagosën mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, ushtria izraelite vendosi ushtarët e saj duke ndaluar lëvizjen e automjeteve në luginën e Jordanit.
Mësohet se ushtarët izraelitë kanë nisur një operacion në Jeriko pas incidentit të mëngjesit të sotëm.
Ushtria izraelite deklaroi se një palestinez i armatosur hapi zjarr ndaj automjeteve në një zonë pranë fshatit Al-Awce në Jeriko.
Shërbimi izraelit i emergjencës njoftoi se tre kolonë hebrenj u plagosën.
Tensioni në rajon është rritur gradualisht për shkak të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar, si dhe një valë ndalimesh dhe bastisjesh nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor.