Ushtria izraelite njoftoi se ka zhvilluar sulme kundër "objektivave ushtarake" në Iran.
"Në përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme ndaj Izraelit në muajt e fundit, sulme precize po kryhen aktualisht kundër objektivave ushtarake në Iran", thuhet në njoftimin e ushtrisë izraelite.
Në njoftim gjithashtu thuhet se ushtria izraelite ndjek zhvillimet nga Irani dhe aleatët e tij dhe është në përgatitje të plotë, si për sulm ashtu, edhe për mbrojtje.
Më tej theksohet se situata është duke u vlerësuar vazhdimisht dhe se nuk është bërë asnjë ndryshim në udhëzimet e brendshme, ndërsa opinioni do të njoftohet menjëherë për zhvillimet.
Përpos kësaj, Radioja Izraelite njoftoi se dhjetëra avionë izraelitë nisën sulme kundër Teheranit dhe centralit nuklear në Karaj.