Izraeli përgatitet për pushtimin e Rafahut pas shkatërrimit të Khan Younis / Photo: AA

Udhëheqësit izraelitë po përgatiten për një pushtim tokësor në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku shumica e popullsisë së territorit palestinez janë larguar pas gjashtë muajsh bombardime brutale.

Izraeli tërhoqi forcat e tij nga Gaza jugore të dielën.

Megjithatë, ministri i Mbrojtjes së Izraelit Yoav Gallant raportoi të hënën se trupat ishin larguar nga qyteti i Khan Younis "për t'u përgatitur për misionet e ardhshme, duke përfshirë edhe Rafah".

Pasi trupat u larguan nga zonat brenda dhe përreth Khan Younis të shkatërruar kryesisht, një numër i madh palestinezësh të zhvendosur shkuan atje, duke shpresuar të ktheheshin në shtëpitë e tyre nga strehimoret e përkohshme në Rafah, pak më në jug. Por, ata nuk panë gjë tjetër veç humbjes.

"A nuk mjaftojnë bombardimet, vdekja dhe shkatërrimi?" pyeti një 51-vjeçar palestinez, Muhamed Younis. "Ka ende trupa nën rrënoja. Ne mund të nuhasim erën e keqe." u shpreh ai.

TRT World