Tre palestinezë, duke përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit në një tendë të palestinezëve të zhvendosur në kampin e refugjatëve Burayj, që ndodhet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Kampi i refugjatëve Burayj në qytetin Deir al-Belah ishte shënjestruar nga dronët ushtarakë izraelitë, thanë burime nga Spitali Shehidi Aksa.
Sipas raportimeve të para, nga sulmi në çadrat e të shpërngulurve, humbën jetën tre palestinezë, mes tyre një vajzë, dhe shumë të tjerë u plagosën.
Në Gaza, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij që nga 7 tetori 2023, më shumë se dy milionë palestinezë janë zhvendosur.
Tendat ku strehohen civilët e zhvendosur shpesh janë në shënjestër të ushtrisë izraelite.
TRT Balkan / agjencitë