Kryeministri i Katarit dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në një bisedë homologun e tij të përkohshëm iranian, Ali Bagheri Kani, tha se negociatat e ndërmjetësimit për të mundësuar një armëpushim në Gaza kanë arritur një pikë kritike.
"Në një bisedë telefonike të iniciuar nga kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ne diskutuam ngjarjet më të fundit në lidhje me krimet e regjimit sionist në Gaza dhe mënyrat për t'i ndalur ato," tha Kani në një deklaratë pas bisedimeve të së premtes.
Kani tha se ata diskutuan negociatat në vazhdim në Doha që synojnë arritjen e një armëpushimi në Gaza dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit.
“Al Thani iu referua takimit të organizuar nga Katari në lidhje me negociatat e armëpushimit, duke i përshkruar rezultatet e kësaj faze të bisedimeve si vendimtare”, tha zyrtari iranian.