KS-OKB-ja për herë të parë kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza / Photo: AA

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe rezistencës palestineze Hamas, si dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve.

Rezoluta, e cila kërkon një "armëpushim të menjëhershëm" për muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit që çon në një armëpushim "të qëndrueshëm", u miratua, me 14 anëtarë të Këshillit të Sigurimit që votuan pro, ndërsa ShBA-ja abstenoi.

Kjo Rezolutë kërkon gjithashtu lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit thekson gjithashtu nevojën urgjente për të zgjeruar rrjedhën e ndihmës humanitare dhe për të përforcuar mbrojtjen e civilëve në gjithë Rripin e Gazës dhe përsërit kërkesën e saj për heqjen e të gjitha barrierave për ofrimin e ndihmës humanitare në shkallë.

TRT Balkan / agjencitë