Ndërroi jetë imami amerikan i qëlluar jashtë xhamisë së Nju Xhersit / Photo: Masjid-Muhammad-Newark

Një imam i qëlluar jashtë një xhamie të Newark në shtetin e Nju Xhersit ka humbur jetën pas plagëve me armë zjarri, thanë autoritetet amerikane.

Prokurori i Përgjithshëm i Nju Xhersit, Matt Platkin, tha të mërkurën se humbja e imamit Hassan Sharif do të ndihet në gjithë shtetin dhe qytetin, duke shtuar se nuk ka prova që tregojnë se të shtënat ishin të motivuara nga një paragjykim antimysliman.

Kleriku mysliman ishte në automjetin e tij kur u qëllua më shumë se një herë pranë xhamisë, tha në një konferencë shtypi prokurori i qarkut Essex, Ted Stephens.

Oficerët kërkuan ta identifikonin dhe ta arrestonin autorin, dhe ndërsa motivi nuk ishte i qartë, guvernatori premtoi të bënte ç’është e mundur për të mbrojtur shtëpitë e adhurimit.

Kleriku mysliman u qëllua pas orës 6 të mëngjesit jashtë xhamisë Masjid-Muhammad-Newark, tha drejtori i Sigurisë Publike të Newark, Fritz Frage në një deklaratë të dërguar me email.

Viktima u dërgua në një spital universitar aty pranë në gjendje kritike, thanë autoritetet, por ndërroi jetë nga plagët e tij më vonë.

Frage tha se të shtënat janë nën hetim dhe nuk ka asnjë informacion tjetër.

Një mesazh që kërkon më shumë informacion u la te xhamia.

“Në një kohë kur komuniteti mysliman është i shqetësuar nga një rritje e incidenteve dhe krimeve të paragjykimeve, unë dua të siguroj komunitetin mysliman dhe njerëzit e të gjitha besimeve se ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’i mbajtur të gjithë banorët të sigurt, veçanërisht në ose pranë shtëpive të adhurimit”, thuhet në deklaratën e guvernatorit Phil Murphy.

Sulmet islamofobike në Amerikë

Kapitulli i Nju Xhersit i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, organizata më e madhe e kombit për të drejtat civile myslimane dhe avokuese, tha se po mbledh informacion dhe u bëri thirrje njerëzve të kontaktojnë policinë lokale.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për këtë incident dhe lutemi për shërimin e shpejtë të imamit,” tha në një deklaratë zëdhënësja e CAIR-NJ, Dina Sayedahmed.

ShBA-ja ka parë një rritje të sulmeve islamofobike që nga fillimi i luftës brutale të Izraelit në Gazën e rrethuar, ku Izraeli ka vrarë të paktën 22.313 palestinezë dhe ka plagosur 57.296 ndërsa bombardonte qytete, qyteza dhe kampe refugjatësh në gjithë enklavën.

Në tetor, Wadea Al-Fayoume, 6 vjeç, një djalosh mysliman, u godit me thikë për vdekje në një sulm që synonte atë dhe nënën e tij shkaku u përkatësisë fetare dhe si përgjigje ndaj luftës së vazhdueshme të Izraelit në Gaza.

TRT Balkan / agjencitë