Të paktën shtatë persona humbën jetën në sulmet që ushtria izraelite kreu në veri të Rripit të Gazës. Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, ushtria izraelite kreu sulme intensive ndaj kampit të refugjatëve Jabalia.
Në sulmet ndaj kampit të refugjatëve Jabalia humbën jetën tre persona dy prej të cilëve fëmijë, ndërsa u plagosën shumë të tjerë.
Edhe sulmi i kryer në Beit Lahia ka shkaktuar shpërthime të mëdha.
Si pasojë e sulmit të kryer me mjete ajrore pa pilot (dronë) humbi jetën një palestinez dhe u plagosën shumë të tjerë.
Ndërkaq, tre palestinezë kanë humbur jetën në sulmin e Izraelit ndaj lagjes Sheikh Ridwan në qytetin e Gazës.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, janë vrarë 43.712 palestinezë, përfshirë rreth 17.210 fëmijë dhe 11.742 gra, ndërsa janë plagosur 103.258 të tjerë.
Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur, ndërsa po shkatërrohet civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.