Prej 7 tetori në Gaza nga forcat izraelite janë vrarë 31.988 palestinezë

Prej 7 tetori në Gaza nga forcat izraelite janë vrarë 31.988 palestinezë

Të paktën 74.188 palestinezë u plagosën në sulmet izraelite, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Prej 7 tetori në Gaza nga forcat izraelite janë vrarë 31.988 palestinezë.     /Foto: AA 

Të paktën 74.188 palestinezë u plagosën në sulmet izraelite, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Të paktën 31.988 palestinezë janë vrarë dhe 74.188 janë plagosur në sulmet izraelite të akuzuara për gjenocid në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë e enklavës së bllokuar.

“Të paktën 65 njerëz u vranë dhe 92 u plagosën në sulmet izraelite në 24 orët e fundit”, tha ministria në një komunikatë, duke shtuar se shumë viktima janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë dhe shpëtimtarët nuk mund t'i arrijnë.

I akuzuar për gjenocid, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Për shkak të luftës izraelite, e cila ka zgjatur 167 ditë, sipas Kombeve të Bashkuara, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda vendit dhe është përballur me një mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastruktura e enklavës është dëmtuar ose shkatërruar

Më 26 janar, pas një padie për gjenocid të ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që Izraeli duhet të përmbahet nga çdo veprim në lidhje me vrasjen, sulmet dhe shkatërrimin e banorëve të Rripit të Gazës dhe të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocid

TRT Balkan / agjencitë