Presidenti turk Erdoğan mbërrin në Kazan për samitin e BRICS-it / Photo: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mbërriti të mërkurën në qytetin rus të Kazanit për të marrë pjesë në samitin e 16-të të BRICS-it.

Erdoğan mbërriti në shoqërinë e bashkëshortes së tij Emine Erdoğan, ministrit të Jashtëm Hakan Fidan dhe zyrtarëve të tjerë të lartë turq.

Ai u prit nga zyrtarë të lartë vendas dhe ambasadorja turke në Moskë, Tanja Bilgic.

Erdoğan tha më parë se Türkiye "sinqerisht" dëshiron të përmirësojë bashkëpunimin me grupin BRICS.

Liderët e vendeve të BRICS-it mbërritën në Kazan për të marrë pjesë në samitin e kësaj organizate, ku marrin pjesë 22 krerë shtetesh dhe gjashtë krerë të organizatave ndërkombëtare.

Blloku BRICS fillimisht përbëhej nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, me Iranin, Egjiptin, Etiopinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) që u bashkuan në janar 2024.

AA