Demonstruesit shkruan mesazhin "Kërkohet" në murin e hotelit në Uashington, ku po qëndron kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. “Arrestojeni kriminelin e luftës Netanyahu”.
Netanyahu është në një vizitë zyrtare në ShBA dhe është planifikuar të mbajë fjalim sot në Kongresin amerikan.
Disa qindra demonstrues u mblodhën jashtë hotelit të tij për të protestuar kundër sulmeve të vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës.
Demonstruesit valëvitën flamuj palestinezë dhe policia rriti sigurinë jashtë hotelit.
Në murin e hotelit është shkruar një mesazh me dritë lazer ku protestuesit kërkojnë arrestimin e Netanyahut.
AA