Raport: Sulmet izraelite në Liban që nga 8 tetori vranë 1.540 njerëz

Raport: Sulmet izraelite në Liban që nga 8 tetori vranë 1.540 njerëz

Të paktën 15.600 sirianë dhe 16.130 libanezë kanë kaluar në Siri në dy ditët e fundit.
Raport: Sulmet izraelite në Liban që nga 8 tetori vranë 1.540 njerëz / Photo: AA

Prej datës 8 tetor të vitit 2023 në sulmet izraelite të kryera në Liban janë vrarë 1.540 persona.

Një raport i përgatitur nga Njësia e Menaxhimit të Rrezikut të Fatkeqësive të qeverisë libaneze ndau informacion mbi viktimat dhe numrin e të zhvendosurve nga sulmet izraelite që nga 8 tetori të vitit të kaluar.

Në raport thuhej se numri i personave të zhvendosur të regjistruar të vendosur në qendrat akomoduese arriti në 77.100, ndërsa numri i qendrave akomoduese që përbëhen nga shkolla publike, institute profesionale dhe qendra bujqësore në qytete të ndryshme është 565.

Të paktën 15.600 sirianë dhe 16.130 libanezë kanë kaluar në Siri në dy ditët e fundit.

Në pjesën e raportit që u referohet viktimave, thuhet se që nga 8 tetori 2023, Izraeli ka kryer 7.034 sulme ajrore, ka hedhur 248 bomba fosfori dhe ka kryer 133 sulme të armatosura në Liban dhe se 1.540 persona janë vrarë, kurse 5.410 të tjerë janë plagosur në këto sulme.

679 persona u vranë në sulmet izraelite në Liban që nga 23 shtatori.

TRT Balkan / agjencitë