Rritet në 8.525 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza / Foto: AA

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i të vrarëve nga sulmet e vazhdueshme izraelite në enklavën e bllokuar është rritur në 8.525.

“Viktimat përfshijnë 3.542 fëmijë dhe 2.187 gra, ndërsa 21.543 persona të tjerë u plagosën”, tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra në një konferencë për media në qytetin e Gazës.

Ai tha se ministria ka marrë raporte për 2.000 njerëz ende të bllokuar nën rrënoja, duke përfshirë 1.100 fëmijë.

Që nga fundjava e kaluar, ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, enklavë e cila ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e grupit palestinez Hamas më 7 tetor.

Më shumë se 1.538 izraelitë janë vrarë në sulmet e Hamasit.

AA