ShBA-ja me 2 miliardë dollarë shtesë do të ndihmojë Ukrainën /           Foto: AA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se ShBA-ja ka miratuar një paketë financimi ushtarak të huaj afatmesëm dhe afatgjatë prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Blinken, i cili po zhvillon një vizitë në Ukrainë, bëri deklarata në lidhje me mbështetjen e dhënë për Kievin.

Ai tha se ShBA-ja do t'i sigurojë Ukrainës 2 miliardë dollarë financim shtesë ushtarak të huaj.

Blinken tha se të dyja vendet po vazhdojnë të punojnë mbi një marrëveshje të sigurisë, duke shtuar se kjo marrëveshje mund të përfundojë "në një kohë shumë të shkurtër".

AA