ShBA-ja: Policia arreston 93 studentë në protestat propalestineze / Photo: AA

Në Universitetin e Kalifornisë Jugore (USC), gjatë protestave propalestineze, policia ndërhyri dhe arrestoi numër të madh studentësh që protestuan kundër Izraelit, protestë kjo që u përhap edhe në universitete të tjera në shtete të ndryshme të botës.

Universiteti i Kalifornisë Jugore, një nga universitetet kryesore në ShBA, u shëndërrua në skenë të demonstratave për Gazën dhe ndërhyrjes së policisë kundër studentëve. Pasi nuk i lejoi studentët të ngrinin tenda në disa pjesë të kampusit gjatë ditës, policia në orët e mbrëmjes filloi të paralajmëronte për shpërndarjen e protestuesve.

Policia, numri i të cilëve u shtua me pjesëmarrjen e policisë së Los Angelesit, ndaloi një grup studentësh që vazhduan protestën e tyre edhe në orët e mbrëmjes. Policia mori masa të gjera sigurie në zonën përreth, duke mbyllur kampusin kryesor të universitetit për përdorim publik.

Disa studentë që donin të ngrinin tendë në zonën ku protestuesit ishin më intensivë në orët e drekës, nuk u lejuan nga administrata e universitetit ku ndërhynë ashpër dhe policia.

Përleshje në Universitetin e Teksasit


Rreth 200 studentë që protestuan kundër sulmeve të Izraelit në Gaza dhe veprimeve të tij kundër civilëve palestinezë u mblodhën dje në orët e drekës në kampusin e Universitetit të Teksasit në Austin.

Policia arrestoi 17 persona për të cilët ata pretenduan se e kanë drejtuar grupin në fazën e parë. Gjatë kësaj u shënuan përleshje mes studentëve dhe forcave të sigurisë, përfshirë edhe ekipet me kuaj. Ndërkohë që policia u bëri thirrje protestuesve të shpërndaheshin, studentët vazhduan protestën e tyre duke u ulur në kopshtin e universitetit dhe më pas policia ndaloi sërish disa demonstrues.

AA