Është rritur në 39.445 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se në sulmet e Izraelit që vazhdojnë prej 299 ditësh ndaj Rripit të Gazës, vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 45 palestinezë ndërsa janë plagosur 77 të tjerë.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 39.445 ndërsa i të plagosurve në 91.973.
Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile e kanë të pamundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.
Ndërsa shumica e të vrarëve në sulmet izraelite në Gaza janë gra dhe fëmijë, thuhet se si pasojë e sulmeve janë të zhdukur 10 mijë palestinezë.