Sulme ajrore izraelite në Rafah, disa palestinez të vrarë dhe të plagosur / Photo: AA

Disa palestinezë u vranë dhe u plagosën të dielën në mbrëmje kur avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite shënjestroi një shtëpi në qytetin Jenin në lindje të Rafahut, që i përkiste familjes Issa, duke rezultuar në viktima duke përfshirë fëmijë, thanë dëshmitarët okularë për një korrespondent të Anadolu.

Shumë nga të plagosurit dhe të vrarët, përfshirë fëmijë, u evakuuan nga shtëpia e synuar në spitalet në Rafah nga ekipet mjekësore dhe mbrojtja civile.

Dëshmitarët thanë se bombardimi shkatërroi shtëpinë dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në shtëpitë dhe pronat për rreth pranë.

Për shkak të mungesës së burimeve, ekipet e Autoritetit Palestinez përpiqen të pastrojnë rrënojat nga shtëpitë e synuara.

Ende nuk është përcaktuar numri i saktë i të vdekurve dhe të plagosurve nga bombardimi i shtëpisë.

Me gjithë paralajmërimet nga liderët dhe organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, Izraeli po planifikon një pushtim tokësor të Rafahut, ku strehohen rreth 1,4 milion palestinezë të zhvendosur që u dëbuan në zonë nga ushtria izraelite nën maskën e sigurisë, vetëm për të nisur sulmet që rezultuan në viktima.

Më 15 mars, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se ai miratoi planet për një aksion ushtarak në Rafah dhe se ushtria po përgatitet të evakuojë banorët, por nuk specifikoi një afat kohor për nisjen e ofensivës.

Prej datës 7 tetor 2023, ushtria izraelite ka zhvilluar një luftë shkatërruese në Rripin e Gazës, duke rezultuar në dhjetëra mijëra viktima civile, kryesisht fëmijë dhe gra, duke e bërë Izraelin të përballet me akuzat historike për "gjenocid" përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësia.

AA