Rusia kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) lidhur me sulmet e ShBA-së dhe Britanisë ndaj Jemenit.
Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale të Përfaqësisë së Përhershme të Rusisë në Kombet e Bashkuara (OKB), thuhet se "Rusia kërkon mbledhje urgjente të KS-OKB-së më 12 janar lidhur me sulmet e ShBA-së dhe Britanisë kundrejt Jemenit".
Edhe Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë tha se sulmet e ShBA-së dhe Britanisë së Madhe në Jemen shkelin ligjin ndërkombëtar dhe gabimisht përfitojnë nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila u kishte kërkuar Huthëve të ndalonin sulmet e tyre në korsitë e transportit detar.
Avionët luftarakë të ShBA-së dhe Britanisë gjatë orëve të natës kryen sulm ajror kundrejt disa pikave në qytetet Sana, Al-Hudaydah dhe Taiz të Jemenit.