Shërbimi i Mbrojtjes Civile të Palestinës në Gaza druan për viktima masive pasi avionët luftarakë izraelitë goditën një shtëpi që strehonte gati 100 palestinezë në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin qendror të Gazës.
Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Basal, deklaroi se ekipet e saj deri më tani kanë nxjerrë tetë trupa nga ndërtesa e familjes Karaja dhe kanë shpëtuar dhjetëra të tjerë, kryesisht gra dhe fëmijë.
Ai tha për Anadolu se ndërtesa po strehonte dhjetëra njerëz të zhvendosur, si dhe ende njerëzit janë të zhdukur nën rrënoja.
Zëdhënësi shtoi se përpjekjet vazhdojnë nga ekipet e shpëtimit për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nga ndërtesa e goditur.
Më herët, agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa citoi burime mjekësore që thanë se 14 palestinezë u vranë në sulmin ajror izraelit në një ndërtesë trekatëshe të familjes Karaja në kampin e refugjatëve Nuseirat.
Izraeli ka goditur Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar të grupit palestinez të rezistencës Hamas më 7 tetor 2023, i cili vrau rreth 1.200 njerëz.
Afro 35.100 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë dhe mbi 78.800 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
Shtatë muaj pas konfliktit, zona të gjera të Gazës ishin në gërmadha mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND). Një vendim i përkohshëm në janar tha se është "e besueshme" që Tel Avivi po kryen gjenocid në Gaza, duke e urdhëruar atë të ndalojë akte të tilla dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.