Të paktën pesë palestinezë u vranë në sulmet izraelite pranë Khan Younisit në jug të Rripit të Gazës dhe kampit të refugjatëve Jabaliya në veri.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në zonën Absan al-Kebir, në perëndim të Rafahut dhe në lindje të Khan Younisit.
Të paktën tre palestinezë u vranë dhe disa u plagosën në sulm.
Ushtria izraelite bombardoi gjithashtu një shtëpi pranë kryqëzimit Al-Hevja në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës.
Dy persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë në sulm.
Sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori kanë vrarë 40.602 palestinezë, duke përfshirë të paktën 16.589 fëmijë dhe 10.980 gra, ndërsa kanë plagosur 93.855 njerëz.