Tetë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën në një sulm të ushtrisë izraelite në qytetin Khan Younis në Rripin qendror të Gazës, në orat e para të 2 tetorit.
Një grup fëmijësh që luanin futboll në rrugën Salahaddin pranë kampit Al-Bureij u shënjestruan nga dronët izraelitë.
Në sulm u vranë tre fëmijë. Në një zonë të re kampi në rajonin Nuseirat, tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën kur një avion zbulues izraelit hapi zjarr ndaj një grumbulli palestinezësh.
Sulmet e Izraelit kundër Gazës ka vrarë të paktën 41.600 viktima, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, pas një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze, Hamasi, tetorin e kaluar.
Konflikti është përhapur në Liban, me ushtrinë izraelite që ka nisur sulme masive ajrore kundër atyre që ajo i quan objektivat e Hezbollahut që kanë vrarë më shumë se 1.057 viktima dhe kanë plagosur mbi 2.950 që nga 23 shtatori, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.