Ukraina kërkon avionë luftarakë, Gjermania përgjigjet negativisht.     /Foto: AA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se dëshiron që Perëndimi t'u dërgojë raketa dhe avionë me rreze të gjatë veprimi në vendin e tij të shkatërruar nga lufta për të ndihmuar në zmbrapsjen e trupave rusë.

“Kam folur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg sot”, tha Zelenskyy pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania njoftuan se do të dërgojnë tanke të rënda në Ukrainë.

"Ne gjithashtu duhet të hapim dërgesat e raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, është e rëndësishme - ne duhet të zgjerojmë bashkëpunimin tonë në artileri," tha Zelenskyy, duke shtuar gjithashtu se Ukraina kishte nevojë për avionë. "Kjo është një ëndërr. Dhe kjo është një detyrë."

Zelenskyy ka thënë se çelësi i furnizimit me tanke për përpjekjet e luftës së Ukrainës ishte shpejtësia dhe numri i mjaftueshëm.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, nga ana tjetër, ka tërhequr vija të kuqe për mbështetje të mëtejshme ushtarake për Ukrainën, duke përjashtuar dërgimin e avionëve luftarakë ose vendosjen e trupave tokësorë.

“E kam bërë të qartë shumë herët se nuk po flasim për avionë luftarakë dhe të njëjtën gjë po bëj edhe këtu”, tha ai

Ai, mes të tjerash, shtoi se Gjermania nuk do të dërgojë trupa tokësorë në asnjë rrethanë.

“Unë kam thënë se nuk do të ketë përfshirje të drejtpërdrejtë të ushtarëve të NATO-s në luftën e Ukrainës. Kështu nuk ka ndodhur deri më tani dhe do të jetë kështu në të ardhmen. Dhe të gjithë mund të mbështeten në këtë”, tha Scholz.

Me vendimin e fundit Gjermania drejt Ukrainës do të dërgojë 14 tanke luftarake Leopard 2.

Zëvendësministri i Jashtëm ukrainas Andriy Melnyk kishte kërkuar dorëzimin e avionëve luftarakë të martën në mbrëmje, pasi vendimi i qeverisë gjermane u raportua gjerësisht.

TRT Balkan / agjencitë