UNRWA-ja: 75 për qind e palestinezëve në Gaza ja zhvendosur me forcë / Photo: AA

Rreth 75 për qind e palestinezëve në Rripin e Gazës janë zhvendosur me forcë, tha të mërkurën agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

Ky njoftim ei UNRWA-së erdhi në mes të ofensivës brutale të Izraelit në enklavën palestineze që nga 7 tetori 2023, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në territor.

"75% e popullsisë së Gazës janë përballur me zhvendosje të detyruar, shumë prej tyre deri në 4 ose 5 herë”, thuhet në njoftimin e UNRWA-së.

"Mijëra familje palestineze nuk kanë ku të shkojnë: operacionet ushtarake dhe bombardimet përbëjnë një kërcënim të vazhdueshëm, ndërtesat janë kthyer në rrënoja”, thekson agjencia e OKB-së.

Sipas tyre, në Gaza askund nuk është e sigurt.

Më shumë se 35.700 palestinezë janë vrarë, shumica dërrmuese e të cilëve kanë qenë gra dhe fëmijë, si dhe rreth 80.000 të tjerë janë plagosur në sulmet e pamëshirshme izraelite që nga tetori i kaluar pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas.

Më shumë se shtatë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë nën rrënoja mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e ka urdhëruar atë të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

TRT Balkan / agjencitë