Ushtria izraelite prej 7 tetorit ka bombarduar 29 mijë objektiva në Gaza.    /Foto: AA

Siç raporton gazeta izraelite "Yedioth Ahronoth" avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme ajrore ndaj më shumë se 31 mijë objektivave "në të gjitha frontet".

Ushtria izraelite njoftoi se ka bombarduar 29 mijë objektiva në Rripin e Gazës prej 7 tetorit i vitit 2023 e deri më tani.

Siç raporton gazeta izraelite "Yedioth Ahronoth" avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme ajrore ndaj më shumë se 31 mijë objektivave "në të gjitha frontet".

"Rreth 29 mijë prej sulmeve janë kryer në Rripin e Gazës ndërsa 1.100 në kufirin me Libanin", thuhet në artikullin e gazetës në të cilin nuk jepen informacione se ku janë kryer pjesa tjetër e mbetur.

"Rreth 7 mijë nga sulmet kanë qenë 'sulme të papritura' dhe janë kryer me kërkesë të forcave tokësore. Me avionët luftarakë janë kryer rreth 26 mijë sulme, me helikopterët ushtarakë rreth 3.800 dhe me mjetet ajrore pa pilot (dronë) rreth 3.800 sulme", thuhet në shkrimin e gazetës izraelite.

TRT Balkan / agjencitë