Zelensky: Katër marrëveshje të reja sigurie për Ukrainën / Foto: AA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ekipi i tij po përgatit katër marrëveshje të reja sigurie për Ukrainën, në mënyrë që të forcojë mbrojtjen e vendit që është në luftë me Rusinë.

"Një përmbledhje e shkurtër e ditës. Ekipi ynë po përgatit katër marrëveshje të reja sigurie për Ukrainën. Ne do të fillojmë negociatat shumë shpejt dhe do të përgatisim dokumentet për nënshkrim shumë shpejt," tha Zelensky në një fjalim të hënën vonë.

Zelensky tha se marrëveshja e sigurisë që po përgatitet nga ekipi i tij do të mbulojë disa çështje si mbështetja e mbrojtjes, financat dhe bashkëpunimi humanitar.

“Kështu do të kemi gati tridhjetë kontrata të tilla me partnerët tanë. Qëllimi ynë ishte të përfshinim vende të ndryshme, jo vetëm anëtarë të NATO-s”, tha Zelensky, duke theksuar se të gjitha vendet në fjalë janë njëlloj të gatshme të ndihmojnë Ukrainën për të “mbrojtur vlerat e përbashkëta”.

“Pavarësisht se çfarë ndodh në botë, ne kemi nevojë për mjetet tona për të mbështetur popullin tonë dhe vendin tonë, marrëveshjet tona të sigurisë që do të funksionojnë në çdo kusht. Kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë”, shtoi ai.

Ukraina ka nënshkruar tashmë marrëveshje dypalëshe sigurie me 24 vende, duke përfshirë ShBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Japoninë, si dhe BE-në.

AA