Zv.ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Faruk Kaymakcı, gjatë vizitës së tij në Shqipëri ka mbajtur seminarin me temë "Procesi i zgjerimit dhe integrimit të BE-së pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës", i cili është fokusuar në disa çështje.
Kaymakcı foli për disa çështje që lidhen me ecurinë e marrëdhënieve mes BE-së dhe Türkiyes, ndikimet e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, rolin dhe pozicionin e Türkiyes në luftën Rusi-Ukrainë dhe çështje të tjera.
Në fjalën e tij, Kaymakcı, tha se Türkiye mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë dhe zonat detare të Ukrainës.
Ai theksoi se në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, Türkiye qëndron në një pozicion strategjik.
"Si një anëtare e NATO-s, Türkiye qëndron në rolin e gjuhës së përbashkët mes dy vendeve. Reflektimet që vijnë nga kjo luftë, veçanërisht hendeku i sigurisë, pasiguria energjetike, rënia ekonomike dhe shtimi i emigracionit të parregullt, bëjnë të nevojshme BE-në dhe Türkiye-n kandidate”, tha Kaymakcı.
Ai theksoi se nëse Türkiye do të ishte anëtare e BE-së, kjo luftë do të ishte parandaluar dhe sipas tij ajo që mungon sot është bashkëpunimi, koordinimi dhe uniteti mes NATO-s dhe BE-së.
"Ne nuk kemi nevojë për luftëra dhe konflikte për të çuar përpara procesin e zgjerimit. Duhet të punojmë në kohë paqeje. Edhe në kohë normale, nuk kemi nevojë për fjalë dhe agresione për të përshpejtuar procesin e të mësuarit", tha Kaymakcı.
Një dimension tjetër i luftës Rusi-Ukrainë tha ai është edhe ajo që lufta ruse ka krijuar shumë probleme në ekonomitë e vendeve.
Duke folur rreth termit Ballkanit Perëndimor, Kaymakcı tha se kjo është terminologjia e shpikur nga BE-ja për të ndarë sipas tij Türkiyen nga pjesa tjetër e vendeve kandidate.
"Ne e dimë se tani ka dhjetë kandidatë dhe vende kandidate potenciale dhe gjashtë prej tyre janë nga ky rajon. Por këta nuk janë Ballkani Perëndimor", tha ai.
"Natyrisht, ne nuk do të ndryshojmë fenë tonë sepse do të hyjmë në BE dhe nuk kemi ndërmend të ndërhyjmë në fenë e askujt", tha Kaymakcı.
Në hapje të aktivitetit mbajti një fjalë përshëndetëse Rektori i UNYT-së, Erkan Erdemir, i cili foli edhe rreth përvojës së zv.ministrit Kaymakcı, ku theksoi se prania e tij në këtë seminar është një mundësi e madhe jo vetëm për studentët e marrëdhënieve ndërkombëtare të UNYT-së, por edhe për studentët që kanë interes për çështjet globale.
Kaymakcı gjatë vizitës së tij në Shqipëri u takua me zëvendësministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, ministren e shtetit dhe kryenegociatoren e Shqipërisë për negociatat me Bashkimin Evropian (BE), Majlinda Dhuka dhe me kryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri- Türkiye në Kuvendin e Shqipërisë, Shpëtim Idrizi.
Ndryshe, në aktivitetin e organizuar në ambientet e Universitetit të New Yorkut në Tiranë (UNYT), pjesë e Fondacionit Turk Maarif, ishin të pranishëm edhe ambasadorit turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, diplomatë të vendeve të tjera të akredituar në Shqipërisë, përfaqësues të UNYT, pedagogë dhe studentë.
10 Dhj 2022
Kaymakcı: Türkiye mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës
Duke folur rreth termit Ballkanit Perëndimor, Kaymakcı tha se kjo është terminologjia e shpikur nga BE-ja për të ndarë sipas tij Türkiyen nga pjesa tjetër e vendeve kandidate.
AA
Lajme të ngjashme
Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendos pro ekstradimit të Faruk Özer
Duke lexuar vendimin në fund të seancës së sotme ku Özer nuk ishte i pranishëm, gjyqtari i çështjes, Elis Dine, tha se gjykata vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit për lejimin e ekstradimit në Türkiye të shtetasit turk Özer.
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore