NATO-ja vlerëson regjimentin shqiptar të Operacioneve Speciale / Photo: ATA

Regjimenti shqiptar i Operacioneve Speciale shfaqi profesionalizëm dhe aftësi të jashtëzakonshme gjatë vlerësimit të tyre SOLTG (Grupi i detyrave të Tokës për Operacione Speciale) të monitoruar nga Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale Aleate të NATO-s (SOFCOM).

NATO-ja ka publikuar sot pamjet nga vlerësimi i regjimentit të trupave shqiptare, duke shtuar se ky vlerësim nxjerr në pah jo vetëm aftësitë e tyre operacionale në përputhje me standardet e Forcat e Operacioneve Speciale të NATO-s (SOF), por edhe angazhimin e fortë brenda Aleancës.

Operatorët specialë, së bashku me ekuipazhet shqiptare të Air Force Cougar dhe Black Hawk, demonstruan gatishmëri dhe ndërveprim të jashtëzakonshëm operacional, bën të ditur NATO-ja.

ATA