Nën prezencën e organizatorëve dhe figurave të ndryshme të politikës dhe kulturës në Shqipëri, sot u hap edicioni i 25-të i panairit i librit "Tirana 2022".
Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptar, Petrit Ymeri duke folur për rrugëtimin e panairit të librit, tha se këto 25 vjet nga organizimi i panairit të parë janë shumë.
"Panairin e librit e kemi nisur në vitin 1998 në një situatë jo shumë të lehtë. E kemi nisur me pasion, dashuri dhe nga viti në vit kemi bërë gjëra të reja, gjëra të bukura, shumë aktivitete. Gjithmon ky aktivitet është konceptuar në shërbim të lexuesit, pra për interesat e lexuesit, ata janë objekti dhe subjekti i këtij panairi", tha Ymeri.
Në fjalën e saj në ceremoninë e hapjes, ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, tha se çdo vit kanë një buxhet të dedikuar për të pasuruar bibliotekat e shkollave.
"Ne të gjithë bashkë duhet të mobilizohemi jo vetëm me një panair në vit, por me shumë aktivitete të tjera, në mënyrë që t’i tërheqim të rinjtë, të rejat, fëmijët drejt librit dhe leximit", tha Kushi.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij u bëri thirrje qytetarëve që ta vizitojnë panairin e librit.
Pjesë e panairit është edhe Instituti "Yunus Emre"-Tiranë, ku në stendën e tij prezantohen botimet e institutit, botime të tjera të ndryshme dhe materiale promovuese për Türkiye-n, ndërkohë nën kujdesin e institutit do të organizohen edhe takime me shkrimtarë.
Panairi që mbahet në datat 16-20 nëntor, organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit të Shqipërisë dhe Bashkisë së Tiranës.
Në panair, përveç ekspozimit të librave do të organizohen takime me shkrimtarë, promovime të botimeve, seminare dhe aktivitete të tjera. Në panair marrin pjesë dhjetëra shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
16 Nën 2022
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Hamamet turke: Simboli i pastërtisë së trupit dhe shpirtit
Hamamet turke, një nga simbolet më të rëndësishme të kulturës osmane, janë më shumë sesa thjesht hapësira për larje. Me një histori që zgjatet për mijëra vite, këto struktura madhështore mbartin tradita të thella sociale, kulturore dhe shëndetësore.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.