Ekzistojnë disa punime akademike për huazimin e fjalëve nga turqishtja në gjuhët ballkanike.     Foto: TRT Balkan

Kultura osmane ka pasur shumë ndikime në muzikën e Ballkanit, veçanërisht me gjuhën e saj. Gjuha turke ka një ndikim të dukshëm në Ballkan, gjë që bën që fjalori ballkanik të ketë një numër të madh fjalësh të përbashkëta me turqishten.
Profesori Abdullah Akat nga Konservatori Shtetëror i Universitetit të Stambollit duke u fokusuar në muzikën ballkanike thotë për TRT se dominimi afatgjatë i Perandorisë Osmane në gjeografi thelloi ndërveprimin në fushën kulturore, krijoi zakone të përbashkëta jetese dhe kjo u reflektua në traditat muzikore me kalimin e kohës.
"Kjo për shkak se njerëzit e Ballakanit ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me Perandorinë Osmane dhe kulturën e saj për vite me radhë", tha Akat. Me kalimin e kohës, turqishtja i shtriu rrënjët e saj në rutinën e përditshme në Ballkan si gjuha e përdorur në jetën shoqërore dhe institucionet qeveritare. Me këtë praktikë të përditshme, fjalët dhe terminologjia u transferuan pothuajse në të gjitha gjuhët e Ballkanit.
Këngët janë pasqyrimi më i mirë naiv i shkëmbimit gjuhësor
Mund të shihet ndikimi turk në gjuhë më së miri në këngë dhe madje edhe në këngët tradicionale që shprehin ndjenja dhe emocione. Lloji dhe struktura e fjalëve në gjuhët ballkanike dhe turke mund të ndryshojnë, por kuptimi dhe konotacioni i fjalëve janë shumë afër njëra-tjetrës.
"Shprehja e ndjenjave të forta dhe të përbashkëta turke hyri në këngët tradicionale në gjuhë të ndryshme në Ballkan", tha Akat.
Ekzistojnë disa punime akademike për huazimin e fjalëve nga turqishtja në gjuhët ballkanike. Për shembull, serbishtja ka huazuar rreth 8.742 fjalë, nga të cilat 6.500 përdoren ende, sipas punimit “Turcizmi u Srpskohrvatskom jeziku” (turqizmat në gjuhën serbokroate) të Abdullah Shkaljiq.
Në këngën serbe të quajtur "Preletese ptice lastavice", është fjala turke "dilber" që do të thotë grua shumë e bukur, shumë tërheqëse. Fjala "Dilber", e cila përdoret shpesh në letërsinë klasike turke, përdoret shpesh edhe në këngët ballkanike.
Në veprën e Abdullah Shkaljiqit “Turcizmi u Narodnom Govoru i Narodnoj Knjizevnosti Bosne i Hercegovine”, ka rreth 9.000 turqizma në gjuhën boshnjake.
Në një këngë boshnjake “Devojko Anadolko” dëgjon disa nga fjalët turke. Për shembull; Anadolko është "Anadolu", bademima është "badem", đul-šerbetom është "şerbet", sevdišeš është "sevmek" në turqishte.
Përveç gjuhës serbe dhe boshnjake, fjalë të ngjashme turke mund të dëgjoni edhe në këngët kroate dhe malazeze.
Vepra e Olivera Nastevës “Turskite Leksiçki Elementi vo Makedonskiot jazik” tregon se maqedonishtja ka rreth 4.500-5.000 huazime turke.
Në një këngë maqedonase "Bllaguno dejçe mori pozharanç", ju dëgjoni fjalë turke. Për shembull, fjalët “otvori mi xham’li penxher", "Dej Gidi Ace more axhamija". në tekstin e këngës janë turke. Këto do të thotë përkatësisht “pencereni aç (hap dritaren)” dhe “hej gidi ace camii”.
Këto fjalë janë disi me sintaksë turke.
Disa turkologë vlerësojnë se gjuha shqipe ka huazuar rreth 4.400 fjalë. Në Fjalorin e shqipes së sotme (Fjalori i gjuhës së sotme shqipe) janë shënuar rreth 1.400 prej këtyre fjalëve.
Në një këngë “Mora mandolinën” ka disa fjalë turke. Në këngë dëgjon fjalët; “sokak, kaymak, merak, çarşı”, si dhe “vay vay vay” që është një shprehje e përdorur shpesh në këngët turke.
Sipas profesorit Akat, ndoshta njerëzit në Ballkan nuk e dinë se këto janë fjalë turke. "Në bazë të vëzhgimeve të mia në terren, mund të them se numri i njerëzve që dinë kuptimin e fjalëve turke po zvogëlohet gradualisht, varësisht nga gjenerata, niveli arsimor, interesi etj. Megjithatë, duhet theksuar se rritja e interesit për të mësuar gjuhën turke nga institucionet dhe serialet turke mund të të çojë në trendin e kundërt në të ardhmen e afërt", tha Akat.
Këta shembuj tregojnë se fjalët turke në këngët tradicionale duhet të hulumtohen më thellë duke qenë se turqizmat janë bërë pjesë organike e gjuhëve ballkanike. Shkëmbimi kulturor në gjuhë nuk i përket vetëm së kaluarës, por edhe ditëve të sotme.
Sipas shumë gjuhëtarëve, shumica e gjuhëve në botë i është përshtatur një gjendjeje të re gjatë gjithë historisë. Kjo është arsyeja pse ata pretendojnë se është shumë e vështirë të mbash gjuhët "të pastra". Për këtë arsye, ky artikull nuk u shkrua me kërkimin e një identiteti të këngëve, por u shkrua vetëm për të shpjeguar ndërveprimin e kulturave turke dhe ballkanike nëpërmjet gjuhës, që është arsye shumë naive.

TRT Balkan