Lista e përditësuar e UNESCO-s: Nga K’cimi i Tropojës te Sevdalnikat/            Foto: TRT Balkan

Valle, këngë tradicionale dhe piktura janë veprat e fundit nga Ballkani të cilët janë shpallur zyrtarisht pjesë e UNESCO-s. Lista e Trashëgimisë Kulturore në UNESCO-s, tashmë do të përfshijë vallen e njohur të veriut të Shqipërisë, “K’cimin e Tropojës”, këngët tradicionale të Bosnjë e Hercegovinës “Sevdalnikat” dhe “Pikturat naive” nga Kovaçica e Serbisë.

Në vazhdim, TRT Balkan ju sjell karakteristikat, detajet dhe veçorite e këtyre veprave që i dallojnë disa popuj në rajon.

K’cimi i Tropojës

“K’cimi i Tropojës”, i njohur gjithashtu si “K’cim Veni”, është një vallëzim festiv që ka ruajtur vitalitetin e tij ndër shekuj. Ai përfshin elementë të artit performues, traditave gojore, ritualeve dhe ngjarjeve festive. Përgjatë viteve, kjo traditë ka mbetur një simbol i identitetit dhe bashkimit për banorët e Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës në veri të Shqipërisë.

Vallëzimi interpretohet në raste të ndryshme ceremoniale dhe shoqërore, si dasma, fejesa dhe festa lokale. Lëvizjet e tij ritmike, të shoqëruara me tupan, çifteli dhe fyell, simbolizojnë energjinë dhe gëzimin që karakterizojnë këtë komunitet.

Performancat shpesh përfshijnë veshje tradicionale dhe shami të kuqe ose të verdhë, duke ruajtur kështu autenticitetin e elementit.

Sevdalinka

Sevdalinka është një zhanër tradicional i muzikës popullore të Bosnjës e Hercegovinës. Sevdalinka është pjesë e kulturës boshnjake, por është gjithashtu është popullore në të gjithë rajonin e ish-Jugosllavisë, sidomos në Kroaci, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.

Në shumë raste, sevdalinka quhet thjesht sevdah. Disa nga solistët dhe ansamblet muzikore boshnjake e performojnë me sukses këtë lloj muzike tradicionale sot në botë, e cila përfaqëson më së miri kulturën e të gjithë banorëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Piktura naive

Gati një shekull më parë, dy fermerë në një fshat në veri të Serbisë filluan të pikturojnë për të kaluar kohën gjatë muajve të gjatë dimërorë. Këtë javë, arti i tyre u regjistrua në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s.

Pikturat e tyre dhe të të tjerëve nga fshati Kovaçica janë ato që njihen si art naiv – një formë që me thjeshtësinë e fëmijërisë pasqyron skena të përditshme, peizazhe, jetën fshatare dhe mjedisin fshatarak.

Me ngjyrat e tij të ndritshme dhe motivet popullore, piktorët autodidaktë nga Kovaçica, rreth 50 kilometra në veri-lindje të Beogradit, kryeqytetit të Serbisë, zhvilluan një traditë të veçantë ndër minoritetin etnik sllovak në vend.

TRT Balkan