Pasioni dhe dëshira për të ruajtur trashëgiminë e historisë së automotorizimit shqiptar, nxiti themelimin e regjistrit kombëtar RETRO për mjetet historike të koleksionit shqiptar, komunitet i cili sa vjen e zgjerohet.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPShTRr), gjatë vitit 2023 u verifikuan 180 mjete, nga të cilat 140 plotësuan kriteret për statusin RETRO.
DPShTRr-ja informoi se 92 automjete dhe 45 motomjete kanë përfunduar procedurën dhe janë pajisur me targa RETRO gjatë vitit 2023.
Nga qershori i vitit 2020 janë 786 mjete të verifikuara në total, nga të cilat 574 mjete plotësojnë kriteret për statusin RETRO.
TRT Balkan / agjencitë