Në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, sonte do të fillojë zyrtarisht Festivali i 29-të i Filmit në Sarajevë (SFF), ndërsa prej disa ditësh qytetarët kanë blerë biletat për filmat që do të shfaqen në kuadër të edicionit të sivjetshëm të SFF-së.
Muaji gusht në Sarajevë shënohet rregullisht nga Festivali i Filmit, i cili tërheq numër të madh vizitorësh nga shumë vende. Qytetarët e Sarajevës dhe mysafirët e tjerë, si në vitet e kaluara, presin filma dhe argëtim të mirë nga Festivali i Filmit në Sarajevë.
Me rastin e Festivalit të 29-të të Filmit në Sarajevë para Teatrit Kombëtar të mërkurën është shtruar zyrtarisht një "qilim i kuq" me motive të qilimave tradicionale boshnjake, mbi të cilin do të ecin shumë të famshëm nga BeH-ja dhe bota.
Festivali i Filmit në Sarajevë fillon të premten, më 11 gusht, me premierën e filmit "Kiss the Future" me regji të Nenad Çiçin-Shain (The Time being), skenari i të cilit është nënshkruar nga Çiçin-Shain dhe Bill Carter. (Miss Sarajeva).
Producent të filmit "Kiss the Future" është Matt Damon dhe Ben Affleck për "Pearl Street Films" dhe Sarah Anthony për "Good Wolves Production".
Në edicionin e 29-të të SFF-së do të shfaqen më shumë se 220 filma nga e gjithë bota dhe 49 premiera nga rajoni i Ballkanit. Filmat do të shfaqen në më shumë se 30 lokacione në Sarajevë ndërsa shfaqje të shumta do të jepen edhe në Mostar dhe Tuzëll.
Edicioni i sivjetmë i SFF-s do të zgjasë deri më 18 gusht, kur në mbyllje të festivalit para Flakadanit të përhershëm do të performojë dyshja elektronike ukrainase Artbat.