Teatri Shqiptar Shkup mbush sot 74 vjet nga prezantimi i shfaqjes së parë teatrale para publikut shqiptar në Shkup. I njohur atë kohë si Teatri Popullor i Pakicave të Qytetit të Shkupit - Grupi Shqiptar më 12 korrik të vitit 1950 prezantoi dramën “Martesa” të shkrimtarit Nikollai Gogol.
Teatri Shqiptar i sotëm është themeluar më 20 janar të vitit 1950 si pjesë e atëhershme e Teatrit Popullor të Pakicave.
Më 1968, ky emërtim ndryshohet në Teatri Shqiptaro-Turk-Shkup dhe mban këtë emër deri në vitin 1974, kur formohen (Organizata Themelore e Punës së Bashkuar) Drama Shqipe, (Organizata Themelore e Punës së Bashkuar) Drama Turke, si dhe Shërbimet e Përbashkëta pranë Teatrit të Kombësive. Emërtimi i sotëm i Institucionit, Institucioni Nacional Teatri Shqiptar Shkup, daton prej 25.02.2005.