Përfitimet nga ecja deri në 10 mijë hapa në ditë janë të panumërta. Analizat e publikuara nga një studim i Universitetit të Sindeit në Australi dhe Universitetit të Danimarkës thonë se shpejtësia gjatë ecjes mund të jetë po aq e rëndësishme sa numri i hapave.
Ulja e rrezikut të demencës, sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe vdekjes sipas këtij studimi lidhen me arritjen e 10.000 hapave në ditë.
"Mesazhi këtu është se për përfitime shëndetësore mbrojtëse njerëzit jo vetëm që mund të synojnë idealisht për 10.000 hapa në ditë, por gjithashtu synojnë të ecin më shpejt”, tha bashkautori doktor Matthew Ahmadi, Hulumtues në Universitetin e Sidneit.
Dobi nga ecja kanë edhe ata njerëz të cilën bëjnë më pak se 10 mijë hapa. Kështu, sipas këtij hulumtimi deri më 3.800 hapa në ditë mund të ulin rrezikun e demencës me 25 për qind
"Gjetjet nga këto studime mund të informojnë udhëzimet e para zyrtare të aktivitetit fizik të bazuar në hapa dhe të ndihmojnë në zhvillimin e programeve efektive të shëndetit publik që synojnë parandalimin e sëmundjeve kronike”, thotë profesori Emmanuel Stamatakis, nga Universiteti i Sidneit.
Ndryshe, hulumtimi kanë treguar se çdo 2.000 hapa të ndërmarrë ul gradualisht rrezikun e vdekjes së parakohshme me tetë deri në 11 për qind. Lidhje të ngjashme janë vërejtur në rastet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe zhvillimit të kancerit.
Deri te këto informacione shkencëtarët kanë arritur në bazë të të dhënave të mbledhura mes 78.500 të rriturve të moshës 40 deri në 79 vjeç, shprehitë shëndetësore të të cilëve u monitoruan për shtatë vjet.
17 Tet 2022
Çfarë dobie shëndetësore kemi nëse ecim 10.000 hapa në ditë?
Përfitime nga ecja kanë edhe ata njerëz të cilën bëjnë më pak se 10 mijë hapa. Kështu, sipas hulumtimit të Universitetit të Sidneit dhe Universiteti të Danimarkës Jugor deri më 3.800 hapa në ditë mund të ulin rrezikun e demencës me 25 për qind.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore