Një gjerman thotë se ka marrë vaksinën e koronavirusit 217 herë.     /Foto: AA

Një burrë 62-vjeçar në Gjermani ka thënë se ka marrë 217 doza të vaksinës kundër koronavirusit, në kundërshtim me këshillat mjekësore, tha Universiteti i Erlangen-Nurembergut.

Injeksionet janë administruar gjatë një periudhë disavjeçare, me 134 doza të konfirmuara zyrtarisht deri më tani, thanë studiuesit në universitet në një deklaratë të martën.

"Ne mësuam për rastin e tij përmes artikujve të gazetave", ka shpjeguar Dr. Kilian Schober nga Instituti i Mikrobiologjisë - Mikrobiologjia Klinike, Imunologjia dhe Higjiena.

"Më pas e kontaktuam dhe e ftuam të bënte teste të ndryshme në Erlangen. Ai ishte shumë i interesuar ta bënte këtë", ka thënë Schober.

Një nga autoret kryesore të studimit, Katharina Kocher, ka deklaruar se nuk kanë gjetur "ndonjë tregues për një përgjigje më të dobët të imunitetit, përkundrazi".

"Përveç kësaj, edhe vaksinimi i 217-të që personi ka marrë, gjatë studimit kishte ende efekt: numri i antitrupave kundër SARS-CoV-2 u rrit ndjeshëm si rezultat", ka thënë Kocher.

Megjithatë, studiuesit kanë thënë se nuk e mbështesin "hipervaksinimin", pasi rezultatet "nuk janë të mjaftueshme për të bërë konkluzione të gjera, e jo më rekomandime për publikun e gjerë".

Studimi aktual rekomandon tri doza, të shoqëruara me vaksina të rregullta shtesë për grupet vulnerabël, kanë sqaruar ata.

"Nuk ka asnjë tregues se nevojiten më shumë vaksina", kanë shtuar studiuesit.

TRT Balkan / agjencitë