Tetë për qind e të rinjëve të rritur në SHBA, gjatë vitit 2021 kanë përdorur lëndë narkotike halucinogjene.     Foto:AA

Përdorimi i marihuanës dhe drogave halucinogjene në Amerikë, mes të rinjëve të moshës 19 deri në 30 vjet, gjatë vitit 2021 ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 1988, thotë studimi i fundit Institutit për Hulumtime Sociale pranë Universitetit Michigan në SHBA. Mbi 40 për qind e të rinjëve të intervistuar (4.909 persona), janë deklaruar se gjatë vitit të kaluar kanë konusmuar marihuanë. Në vitin e 2016 ky numër ishte 34 për qind, ndërsa në vitin 29 për qind e të rinjëve në vitin 2011 ishin deklaruar se kishin përdorur marihuanë.

Njëherit, alkooli mbetet substanca më e përdorur në mesin e të rriturve në anketuar, ndonëse pirja e vitit të kaluar, e muajit të kaluar dhe konsumi i përditshëm i alkoolit është ulur gjatë dekadës së fundit.

Të dhënat statistikore flasin se pirja e tepërt (pesë ose më shumë pije radhazi në dy javët e fundit) u rikthye në vitin 2021 nga niveli më i ulët historik në vitin 2020, gjatë fazave të hershme të pandemisë COVID-19. Nga ana tjetër, pirja me intensitet të lartë (duke pirë 10 ose më shumë pije radhazi në dy javët e fundit) është rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë dekadës së fundit dhe në vitin 2021 ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë që nga matja e parë në 2005.

Marihuana pëson rritje

Përdorimi i marihuanës gjatë vitit të kaluar, muajit të kaluar dhe konsumit ditor (përdorimi në 20 ose më shumë raste në 30 ditët e fundit) arriti nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë që kur këto tendenca u monitoruan për herë të parë në 1988.

“Përqindja e të rinjve të rritur që raportuan përdorim të marihuanës në vitin e kaluar arriti në 43 për qind në 2021, një rritje e konsiderueshme nga 34 për qind nga pesë vjet më parë (2016) dhe 29 për qind nga 10 vjet më parë (2011). Përdorimi i marihuanës në muajin e kaluar u raportua nga 29 për qind e të rinjve në 2021, krahasuar me 21 për qind në vitin 2016 dhe 17 për qind në vit 2011. Përdorimi ditor i marihuanës gjithashtu u rrit ndjeshëm gjatë këtyre periudhave kohore, raportuar nga 11 për qind e të rinjve në 2021. krahasuar me 8 për qind në 2016 dhe 6 për qind në vitin 2011”, thuhet në hulumtimin në fjalë.

Interesim për drogat halucinogjene

Përdorimi i drogave halucinogjene, siç potencohet në këtë studim në vitet e kaluara ka qenë relativisht i qëndrueshëm gjatë dekadave të fundit deri në vitin 2020, kur raportet e përdorimit filluan të rriten në mënyrë dramatike.

Në vitin 2021, 8 për qind e të rriturve të rinj raportuan përdorimin e drogave halucinogjene, duke përfaqësuar një nivel më të lartë të të gjitha kohërave që kur kategoria u anketua për herë të parë në vitin 1988. Për krahasim, në vitin 2016, përqindja e të rinjve të rritur që kanë përdorur droga halucinogjene ishte 5 për qind dhe vetëm 3 për qind në vitin 2011. Llojet e halucinogjenëve të raportuar nga pjesëmarrësit përfshinin LSD, MDMA, meskaline, peyote, "shrooms" ose psilocybin dhe PCP”, thuhet në hulumtimin e Universitetit Michigan në SHBA. Ulje të vetme gjatë vitit të kaluar ka shënuar konsumi i drogave halucinogjene MDMA, të njohura si ekstaza (nga 5 për qind në vitin 2016, në 3 për qind gjatë vitit 2021).

Ndryshe, në shtete të ndryshme në SHBA, përdorimi i marihuanës ka status të ndryshëm ligjor.

TRT Balkan