OBSH shprehi keqardhje për helmimin e majmunëve.     Foto: Reuters 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shprehu keqardhje për vrasjen e shumë majmunëve për shkak të shqetësimit të kontaminimit me arsyetimin e rasteve në rritje të lisë së majmunit në Brazil.

Sipas faqes braziliane të lajmeve G1, të shqetësuarit për rastet në rritje të lisë së majmunit kanë helmuar 10 majmunë në më pak se një javë në qytetin Sao Jose do Rio Preto në provincën e Sao Paulos. Incidente të ngjashme u regjistruan edhe në qytete të tjera.

Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris në deklaratën për media tha se u vjen keq për sulmet ndaj kafshëve.

Duke theksuar se njerëzit nuk duhet të sulmojnë kafshët për shkak të virusit, Harris tha: "Njerëzit duhet të dinë se në pandeminë aktuale, transmetimi është midis njerëzve".

Në Brazil ku janë regjistruar më shumë se 1.700 raste të lisë së majmunit, më 29 korrik u raportua vdekja e parë nga virusi i majmunit.

Ka pasur edhe sulme serioze ndaj majmunëve gjatë epidemive të etheve të verdha në vend.

AA