Në raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) vlerësohet se 46 për qind e njerëzve me tension të lartë të gjakut në gjithë botën as që janë të vetëdijshëm se e kanë atë gjendje.
Rreth 1,28 miliardë të rritur të moshës 30 deri në 79 vjeç vuajnë nga hipertensioni në mbarë botën dhe dy të tretat e tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Rreth 42 për qind e të rriturve me hipertension kanë një problem të diagnostikuar dhe po marrin trajtim.
Hipertensioni mund të mos ketë simptoma deri në një fazë, kështu që mënyra e vetme për ta zbuluar atë është që njerëzit të kontrollojnë presionin e gjakut. Diagnoza e vonshme dhe mungesa e terapisë mund të shkaktojë probleme serioze.
Hipertensioni, i cili është shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në mbarë botën, zakonisht trajtohet me barna të lira.
Sëmundja mund të reduktohet me një dietë të shëndetshme, humbje të peshës së tepërt trupore, aktivitet fizik dhe lënien e duhanit.
Hipertensioni është në rritje vitet e fundit në botë.
Numri i njerëzve me hipertension u dyfishua në 1,28 miliardë midis 1990 dhe 2019, ndërsa 720 milionë njerëz nuk kanë nevojë për trajtim. Afrika ka shkallën më të lartë të hipertensionit në popullatë (27 për qind), ndërsa Amerika ka shkallën më të ulët (18 për qind).